Rreth dhjetë milionë fëmijë në Turqi jetojnë në varfëri

Stamboll, 24 prill 2015 (MIA) - Rreth dhjetë milionë fëmijë në Turqi jetojnë në varfëri, tregon hulumtimi i Qendrës për hulumtime dhe analiza ekonomike dhe shoqërore pranë universitetit Bashçeshehir në Stamboll.

Në qarqet lindore të Turqisë, për qindja e varfërisë midis fëmijëve ka arritur 60 deri në 70 për qind me ç'rast në Anadolinë Juglindore tre prej katër fëmijëve jetojnë në varfëri. Në qarqet perëndimore turke kjo për qindje është prej 30 deri në 40.

Sipas hulumtimeve katër prej pesë fëmijëve në qarqet lindore nuk kanë mundësi të shkojnë për pushim, ndërsa gjysma e fëmijëve të paktën tre herë në javë nuk hanë mish dhe prodhime qumështore.

Rreth 82,5 për qind e fëmijëve në Turqi nuk kanë mundësi të shkojnë për pushime jashtë vendit të tyre të lindjes, ndërsa 55,9 për qind e familjeve me fëmijë nuk kanë automobil.

Autorët e hulumtimit pohojnë se ardhmëria e këtyre fëmijëve është në pasiguri, duke pas parasysh atë se politikat qeveritare për lindjen e sa më shumë fëmijëve nuk janë në pajtim me këto faktorë.

Sipas standardeve në Bashkimin Evropian, në vitin 2013 për qindja më të lartë të varfërisë midis fëmijëve ka në Turqi. Ajo është më e lartë nga vendet si Bullgaria dhe Rumania, të cilat konsiderohen si vendet më të varfra në Be dhe gjithashtu edhe nga Greqia e cila është në krizë ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail