Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendos "Detyrim paraqitje" për deputetin Tom Doshi

Tiranë, 28 prill (MIA) - Gjykata e Lartë e Shqipërisë pranoi sot kërkesën e avokatëve të deputetit Tom Doshi për të ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg" në "Detyrim paraqitje".

Gjykata e Lartë, siç njofton ATSH ka pranuar argumentat e avokatëve të Doshit, të cilët në dosjen e tyre theksonin se deri në momentin e marrjes së një vendimi nuk mund të mbahej Doshi larg detyrave të tij publike.

Tashmë, Doshi do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 pranë policisë gjyqësore.

Ndonëse me këtë masë sigurie, ai mund të paraqitet në Kuvend, Doshi është shprehur se do të presë fillimisht të njihet me akuzat e reja që prokuroria ka ngritur ndaj tij dhe kjo pritet të ndodhë të enjten.

Doshi u akuzua për "Kallëzim të rremë, me qëllim përhapjen e panikut", por mesa duket organi akuzës ka gjetur disa elemente të reja, që kanë çuar këtë institucion në përpilimin e akuzave të reja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail