Greqia dhe SHBA-ja të shqetësuara për shkak të islamistëve të Ballkanit

Athinë, 21 maj 2015 (MIA) - Greqia dhe SHBA-ja janë të shqetësuar nga aktiviteti i forcave islamike në Ballkan, duke paralajmëruar se ekziston rrezik në një moment të dhënë që këto forca të shkojnë në anën e xhihadistëve, lajmëron BTA.

Rreziku është parasahtruar gjatë bisedimeve midis ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos dhe zëvendësministrit amerikan të Mbrojtjes, Kristin Uorlmat, shkruan gazeta "Vima".

Bisedat kanë të bëjnë me luftën me terrorizmin, problemin me imigrimin e paligjshëm dhe bashkëpunimin në mbrojtjen midis SHBA-së dhe Greqisë.

Kamenos ka folur për marrjen e iniciativës nga Greqia për krijimin e "boshtit të stabilitetit" përmes bashkëpunimit me Egjiptin, Qipron dhe vendet e Lindjes së Afërt, të cilat luftojnë kundër SHI-së, si EBA.

Greqia ka nevojë për çdo lloj ndihme të mundshme, që të mund t'i përforcojë forcat e armatosura, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes Kamenos. Sipas mediave greke, ndihma e kërkuar nga Greqia ka të bëjë me helikopterë, pajisje dhe pjesë rezerve.

Panos Kamenos ka folur edhe për rolin që Greqia mund ta luaj në luftën kundër terrorizmit përmes krijimit të bazës ajrore të NATO-s në ishullin Karpatos, e cila do të shfrytëzohet në kombinim me bazën e Kretës.

Ministri grek i Mbrojtjes ka theksuar se marrëdhëniet e Greqisë dhe Rusisë kanë të bëjnë me përparimin e ekonomisë greke. Në bisedimet është konfirmuar se SHBA-ja do të vazhdojë të shtrojë mbështetje për Greqinë për tejkalimin e krizës financiare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail