Pauer: Vetoja e Rusisë është njollë e re mbi KS të KB-së

Nju-Jork, 8 korrik 2015 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në KB, Samanta Pauer e cilëson veton e sotme të Rusisë mbi rezolutën britanike për Srebrenicën si "edhe një njollë në reputacionin e Këshillit të Sigurimit të KB-së".

"Ta quajmë Srebrenicën me emër të vërtetë - ai ka qenë gjenocid. Atë nuk duhet ta mohojmë", deklaroi ajo duke u drejtuar tek KS dhe shtoi se është me rëndësi që edhe "truri dhe komandanti i gjenocidit në Srebrenicë, Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq të dënohen në mënyrë përkatëse në Hagë".

"Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, përsëriti ajo duke theksuar se këtë e kanë konfirmuar Tribunali i Hagës dhe Gjykata ndërkombëtare për drejtësi".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail