SHBA-ja do të pranojë midis 5.000 dhe 8.000 refugjatë nga Siria në vitin 2016

Uashington, 25 gusht 2015 (MIA) - SHBA-ja në vitin 2016 do të pranojë midis 5.000 dhe 8.000 refugjatë sirianë, njoftuan autoritetet amerikane, pas kritikave se kanë pranuar shumë më pak sirianë në krahasim me mbi katër milionë, që ikin nga lufta civile në vendin e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Xhon Kirbi deklaroi se 15.000 refugjatë sirianë kanë kërkuar nga SHBA-ja leje për qëndrim të përhershëm, përmes komisariatit të KB-së për refugjatë dhe se sivjet janë pranuar midis 1.000 dhe 2.000 refugjatë sirianë, si dhe se ky numër do të rritet për disa mijëra në vitin e ardhshëm 2016.

Kirbi pohon se SHBA-ja është lidere lidhur me pranimin e refugjatëve dhe ndihmës financiare për Sirinë, njofton Tanjug.

"Ne jemi vërtet të përkushtuar që të ndihmojmë që të nxitet njëfarë tranzicioni politik në Siri, dhe kështu të krijohet mjedis i sigurt që sirianët të kthehen, duke përfshirë gjithë ata që tani kërkojnë vendstrehim në Turqi", deklaroi Kirbi.

SHBA-ja ndau katër miliardë dollarë në qëllime humanitare për të gjithë të prekurit nga dhuna në Siri, duke filluar nga viti 2011 dhe ekziston pajtueshmëri që SHBA-ja të pranojë gjithsej 70.000 refugjatë nga e gjithë bota, prej të cilëve 33.000 nga Lindja e Afërt dhe Azia Jugore, duke përfshirë Sirinë, shkruan gazeta britanike "Gardian".

Sekretari amerikan shtetëror për popullsi, refugjatë dhe migracion En Riçard, duke iu përgjigjur kritikës se SHBA-ja ka pranuar një numër të vogël të refugjatëve, u përgjigj se nevojitet kohë nga dorëzimi i kërkesës e deri te aprovimi i të njejtës.

"Kjo ëstë rrjedhë natyrore e këtij procesi. Nevojitet që 18 deri 24 muaj refugjatët të cilët janë drejtuar, ta kalojnë procesin, deri në pikën kur u është aprovuar dhe mund të fitojnë biletë aeroplani dhe të dërgohen në SHBA", theksoi Riçard.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail