Fronteks: Ka shitje të pasaportave të falsifikuara siriane

Paris, 1 shtator 2015 (MIA) - Ekzistojnë informacione për dukuri të tregtisë me pasaporta të falsifikuara siriane, sidomos në Turqi, për hyrje më të lehtë të emigrantëve në BE, kumtoi sot drejtori i Agjencisë Evropiane për Menaxhim me Kufijtë e Jashtëm (Fronteks) Fabris Lexheri.

Ka njerëz që blejnë në Turqi pasaporta të falsifikuara siriane, pasi që është komunikuar se sirianët marrin të drejtë për azil në të gjitha vendet anëtare të BE-së, deklaroi Lexheri, për radion franceze "Jurop 1".

Sipas Lexherit, njerëzit që përdorin dokumente të falsifikuara siriane, zakonisht flasin arabisht dhe vijnë nga Afrika Veriore ose nga Lindja e Afërt dhe kanë profil të emigrantëve ekonomikë.

Tash për tash shitja e dokumentave të falsifikuara nuk paraqet ndikim negativ mbi sigurinë e BE-së. "Nuk kemi të dhëna objektive për hyrje të terroristëve potencialë në këtë mënyrë", theksoi Lexheri, duke bërë thirrje për kujdes më të madh në gjitha kufijtë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail