Administrata e Obamës shqyrton disa mënyra për reagim të krizës globale të refugjatëveUashington, 8 shtator 2015 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Barak Obama shqyrton disa mundësi si përgjigje të krizës globale të refugjatëve, duke e përfshirë edhe situatën për zhvendosjen e refugjatëve, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Piter Bugor.
"Ne jemi, gjithashtu, në kontakt të vazhdueshëm me vendet nga Lindja e Mesme dhe Evropa, të cilat seriozisht u goditën nga rritja e valës së refugjatëve, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Derisa Evropa tenton të ballafaqohet me krizën e refugjatëve nga lufta siriane, disa organizata për mbrojtjen e refugjatëve e kritikuan Qeverinë amerikane për reagim të ngadalshëm të ngjarjeve.
Njëkohësisht qindra amerikanë propozuan të pranojnë refugjatë sirianë në shtëpitë e tyre. Në peticionin onlajn, 1.300 persona konsiderojnë se SHBA duhet të lejojë më shumë emigrantë, të cilët ikin nga lufta qytetare që të vijnë në territorin amerikan.
Peticioni është në faqen progresive Moveon.org dhe në të apelohet që SHBA t'i pezullojë përkufizimet për pranimin e refugjatëve sirianë.
Edhe pse janë të gatshëm të pranojnë refugjatë sirianë, disa persona nënshkrues të peticionit, shfaqin shqetësim se në SHBA mund të vijnë edhe terroristë, të maskuar si refugjatë.
|