UNHCR: Evropës i duhet sistem për shpërngulje të garantuar të refugjatëve sirianë

Gjenevë, 8 shtator 2015 (MIA) - Evropa duhet të propozojë zhvendosje të garantuar të refugjatëve sirianë, për shkak se një numër rekord i njerëzve mblidhen në Maqedoni dhe Greqi, për shkak të problemeve në vendin e tyre dhe në shtetet fqinje, publikoi sot Komisariati i Lartë i KB-së për Refugjatë.

"Rekord shtatë mijë refugjatë sirianë arritën në Maqedoni dje, ndërsa rreth 30.000 ndodhen në ishujt grek, përfshirë 20.000 në ishullin Lezbos", kumtoi UNHCR.

"Diskutimet në Evropë këtë javë po marrin karakter edhe më urgjent, sepse është e duksshme se nuk mund të ketë zgjidhje gjermane të problemit evropian", deklaroi zëdhënësja e Komisariatit të Lartë për Refugjatë të KB-së Melisa Fleming në pres konferencë në Gjenevë.

Ajo i përshëndeti propozimet individuale të Britanisë së Madhe dhe Francës të pranojnë refugjatë sirianë, por theksoi se duhet të ndërtohen qendra pranimi në vende si Hungaria dhe Greqia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail