Erdogan: Rusia po bën "gabim serioz" në Siri

Ankara, 4 tetor 2015 (MIA) - Sulmet ajrore ruse në Siri janë "të papranueshme" dhe me to Rusia bën "gabim serioz", deklaroi sot në Ankara, presidenti rus Rexhep Taip Erdogan, para largimit për në vizitë dyditore në Bruksel.

"Këto aksione i çrregullojnë dhe ndikojnë në mënyrë shqetësuese në marrëdhëniet tona bilaterale", deklaroi Erdogan, duke vlerësuar se në linjë të fundit ky aksion rus "do ta izolojë Rusinë në rajon dhe nuk do t'i sjell asgjë të mirë".

Ky vlerësim i Erdoganit vjen në kohën kur Rusia kumtoi se në 24 orët e fundit ka kryer sulme mbi 10 caqet e Shtetit Islamik (SHI) në Siri dhe se e zgjeron fushatën e saj.

Rusia dhe Turqia kanë qëndrime të kundërta rreth Sirisë, që nga fillimi i konfliktit në vend në vitin 2011. Derisa Ankaraja angazhohet për largimin nga pushteti i presidentit sirian, Bashar al Asad, Moska nga ana tjetër tërësisht e mbështet.

Erdogan në deklaratën e sotme e akuzoi Rusinë dhe Iranin se "e mbrojnë regjimin e Asadit, i cili drejton politikë të terrorizmit shtetëror".

Rusia pohon se caqet e sulmeve të saj në Siri janë pozita të SHI-së, derisa Turqia dhe vendet perëndimore akuzojnë se në pjesë të madhe aeroplanët rusë i sulmojnë forcat e opozitës së matur siriane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail