Militantë palestinezë kanë kryer tre sulme të reja ndaj izraelitëve

Jerusalem, 8 tetor, 2015 (MIA) - Tre izraelitë janë sulmuar me thikë nga ana e militantëve palestinezë në tri incidente të ndara në tri lokacione në Izrael, duke kontribuar në përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës në rajon.

Zyrtarët izraelite të sigurisë kumtuan se sulmet kanë ndodhur në Jeruzalem, Kirijat Gat në jug të vendit dhe në qytetin Petah Tikva.

Në këto incidente një palestinez është vrarë pasi ka sulmuar ushtarin izraelit, ndërsa një palestineze 18 vjeçare u plagos rëndë. Ajo nga prapa u përpoq ta vras një izraelit 30-vjeçar i cili ka kaluar me plagë të vogla në shpinë, kështu që në vetëmbrojtje ka gjuajtur nga pistoleta e vet mbi palestinezen.

Në incidentin e tretë, e cila ka ndodhur para një qendre tregtare, sulmuesi nuk arriti të arratisej pasi plagëve të shkaktuara në trupin e një 25 vjeçari izraelit, pasi shpejt u arrestua shumë shpejt nga forcat e sigurisë.

Këto sulme vijnë vetëm katër ditë pas vrasjes me thikë të dy izraelitëve, në pjesën e vjetër të Jeruzalemit.

Të enjten e kaluar, një çift i ri u vra, pasi palestinezët qëlluan mbi automjetin e tyre në të cilën ishin edhe katër fëmijët e tyre, derisa udhëtoninë për në shtëpinë e tyre në Bregun Perëndimor.

Policia izraelite pohon se pesë anëtarë të arrestuar të organizatës militante palestineze Hamas kanë pranuar se kanë marrë pjesë në sulm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail