Të paktën 19 izraelitë janë lënduar në dy sulme në Jerusalem

Jerusalem, 13 tetor 2015 (MIA) - Të paktën 19 izraelitë janë lënduar në dy sulme, të kryera nga palestinezët, sot në Jerusalem.

Të dy autorët e sulmit të parë janë vrarë, lajmëroi DPA, duke i'u referuar policisë izraelite. Ata kanë hapur zjarr dhe kanë sulmuar me thikë një grup të izraelitëve në autobus,  me ç'rast janë lënduar  të paktën 16 udhëtarë, mes të cilëve gjashtë më rëndë.

Sulmuesit janë plagosur nga policia.

Në sulmin e dytë, një burrë ka goditur me automobil në stacionin e autobusëve, pas së cilës ka dalë dhe me thikë ka sulmuar kalimtarë të rastit, duke lënduar të paktën tre persona.

Paraprakisht në mëngjes, një palestinez me thikë sulmoi një izraelit në afërsi të stacionit të autobusëve në qytetin Raanana, në veri të Tel -Avivit. Tani për tani nuk ka informata për gjendjen e tij shëndetësore. Sulmuesi, palestinez 22 vjeçar, është ndaluar nga kalimtarët lokalë dhe është dërguar në spital me lëndime të rënda.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail