Stoltenberg: NATO ka vendosur që në Afganistan të lë 12.000 ushtarë

Bruksel, 1 dhjetor 2015 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të NATO-s sot kanë vendosur që në Afganistan edhe vitin e ardhshëm të mbeten 12.000 ushtarë, informoi në konferencën për shtyp, sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai vërejti se misioni i ri i NATO-s në Afganistan, i cili fillon nga 1 janari, nuk do të ndërrojë drejtimin e tij, nuk do të jetë luftarak, por do të ketë për qëllim trajnim të forcave lokale të sigurisë. Misioni nuk do të jetë i stacionuar vetëm në Kabul, por do t'i përfshijë edhe provincat afgane.

Vendimi i sotëm  e përgjysmon madhësinë e planifikuar të misionit, pasi që Stoltenberg ka shprehur pritje që në vend të mbeten rreth 20.000 ushtarë të NATO-s.

"Është në interesin tonë që Afagnistani më të mos jetë parajsë për terroristët", deklaroi sekretari i përgjithshëm. Sipas tij, ky është shkaku që NATO të kërkojë para për rrogat në shërbimet agfane të sigurisë në vitet e ardhshme.

Tashmë nuk ka nevojë nga mbështetja logjistike ruse në misionin tonë në Afganistan, për shkak se misioni në të ardhmen do të jetë shumë më i vogël", deklaroi Stoltenberg në përgjigjen e pyetjes.

Deri paradokohe NATO e ka shfrytëzuar territorin rus për transfer tokësor në një pjesë të pajisjes për ushtarët e saj në Afganistan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail