Kisinger: Duhet të hartohet një koncept i ri strategjik në marrëdhëniet ruso-amerikane

Uashington, 5 shkurt 2016 (MIA) - Ish sekretari amerikan i shtetit Henri Kisinger vlerëson se duhet të hartohet një "koncept i ri strategjik i marrëdhënieve ruso-amerikane, në kuadër të së cilës do të mund të zgjidhen çështjet kontestuese".

Ai konstaton se marrëdhëniet e tanishme mes Rusisë dhe SHBA-së janë "ndoshta më të këqija pas përfundimit të Luftës së Ftohtë".

"Besim i ndërsjellë nuk ekziston, ndërsa sipas shumë analistëve të dy vendet kanë filluar një luftë të re të ftohtë", vlerëson Kisinger.

Ai thotë se rrezikun kryesor sot "nuk e sheh aq në kthimin në konfrontimeve luftarake, sa që tek ajo që tek të dyja palët ekziston profeci vetrealizuese në përkeqësimin e pashmangshme të marrëdhënieve".

Si burim i rrezikut ai e thekson "rritjen e numrit të territoreve të pakontrolluara dhe paralajmëron se me një vakum të tillë të zgjeruar të pushtetit nuk mund të ballafaqohet asnjë shtet, pa dallim se sa është i fuqishëm".

"Për të arritur qëllimi është i domosdoshëm bashkëpunim i përhershëm mes SHBA-së Rusisë dhe forcave të tjera udhëheqëse", theksoi ish shefi i diplomacisë amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail