Armata siriane dhe aleatët e saj morën një qytet në provincën Dera

Damask, 5 shkurt 2016 (MIA) - Forcat siriane të sigurisë dhe aleatët e tyre sot e morën nën kontroll të tyre qytetin Ataman, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Dera.

Marrja e qytetit Ataman ndodh një ditë pasi që rajoni ishte cak i dhjetëra sulmeve ajrore, për të cilët supozohet se janë realizuar nga aeroplanë rusë, njoftoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër.

Zëdhënësi i "Liva al Mutaz", grupi kryesor kryengritës në Ataman, nuk e konfirmoi rrënien e qytetit në duart e kundërshtarit. Ai vetëm ka deklaruar se ata atje vazhdojnë me luftime të ashpra.

Midis sukseseve të fundit ushtarake të forcave të sigurisë në provincën Dera është marrja e qytetit strategjik Sheik Maskin më 26 qershor. Me këtë armata siguroi kontroll mbi rrugët për dërgesë midis Damaskut dhe rajoneve jugore.

Armata siriane dhe aleatët e saj, midis të cilëve edhe grupi radikal libanez Hezbollah, arritën suksese të konsiderueshmee edhe në sulmet kundër kryengritësve në provincën Alepo. Këto sulme, të mbështetura nga forcat ruse ushtarako-ajrore, kontribuan për ndërprerje të negociatave paqesore për krizën për krizën siriane në Gjenevë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail