Tramp dhe Sanders fitues në zgjedhjet preliminare në Nju Hempshir

Uashington, 10 shkurt 2016 (MIA) - Republikani Donald Tramp dhe demokrati Berni Sanders fituan në votimin e djeshëm preliminar në shtetin federal amerikan Nju hempshir për zgjedhje të kandidatëve për president të SHBA-së të Partisë republikane dhe asaj Demokratike.

Siç lajmëroi BBC, milioneri Tramp fitoi mbi 35 për qind të votave në mesin e kandidatëve republikanë, duke e lënë pas vetes në vendin e dytë guvernatorin e Ohajos, Xhon Kesiç për të cilin votuan pothuajse 16 për qind e votuesve.

Senatori nga Teksasi, Ted Kruz me 11,5 për qind të votave u gjend në vendin e tretë, para ish-guvernatorit të Floridas, Xheb Bush me diçka më shumë se 11 për qind, senatorin nga Florida marko Rubio me 10,5, guvernatorin e Nju Xhersit, Kris Kristi me 7,5, ish-menaxheren e ATT-së, Karli Fiorina me rreth katër për qind dhe neurokirurgun Ben Karlson me diçka më shumë se dy për qind. Pretendentët e tjerë për nominim të kandidatit republikan për president të SHBA-së fituan nga një për qind të votave.

Në radhët e demokratëve, ndërkaq, senatori nga Vermonti, Sanders fitoi rreth 60 për qind të votave, duke i shkaktuar disfatë të rëndë ish-sekretares së favorizuar të shtetit, Hilari Klinton, për të cilën votuan diçka më shumë se 38 për qind të votuesve. Të gjithë kandidatët e tjerë demokrat për rpesident të SHBA-së së bashku morën rreth 1,5 për qind të votave.

Analistët vlerësojnë se rezultatet e këtilla janë dëshmi për ndarjen e thellë në dy partitë më të mëdha në SHBA dhe tregojnë për një luftë të gjatë dhe të paqartë për nominimet presidenciale gjatë kësaj pranvere.

Votimi preliminar në Nju Hempshir është i dyti me radhë, pas atij të javës së kaluar në Ajova, ku në mesin e republikanëve fitoi Kruz, ndërsa tek demokratët Klinton.

Zgjedhjet e ardhshme preliminare do të mbahen në Karolinën Jugore dhe Nevadë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail