Nën tenda në Siri jetojnë 100.000 refugjatë

Stamboll, 12 shkurt 2016 (MIA) - Në tenda, të cilat janë ndërtuar nga ana e Turqisë, në Siri jetojnë rreth 100.000 refugjatë, deklaroi sot zëvedëskryeministri turk Jalçin Akdogan.

"Tërësisht brengosemi për sirianët. Gjatë javës së fundit arriti valë e re e refugjatëve. Rreth 35 mijë u nisën drejt kufirit tonë. Ata janë vendosur në kampe jashtë Turqisë. Në Siri (afër kufirit me Turqinë), kemi nëntë kampe ku jetojnë 100.000 njerëz. Në këtë moment ndërtohet edhe një kamp", deklaroi Akdogan për televizionin shtetëror turk TRT.

Zëvendëskryeministri turk theksoi se Turqia edhe më tej i mban të hapura kufijtë për sirianët de shtoi se në një të ardhme të afërt nuk sheh zgjidhje për problemin sirian.

"I pranojmë të gjithë që ikin nga vdekja", tha Akdogan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail