"Mjekë pa kufij" vazhdojnë misionin e tyre për shpëtim në Libi

Romë, 25 prill 2016 (MIA) - Organizata humanitare "Mjekë pa kufij" dje njoftoi se e vazhdon misionin e saj për shpëtim të migrantëve pranë brigjeve të Libisë, duke shpëtuar 308 persona që në ditën e parë nga vazhdimi i operacionit, njofton DPA.

Mes migrantëve ka 23 fëmijë. Ata janë shpëtuar fillimisht nga një anije italiane, e pastaj janë transferuar në anijen "Digniti", e cila ka lundruar nga Malta.

Shumica e migrantëve janë nga Eritreja dhe do të dërgohen sot në Sicili.

Në javët e ardhshme edhe dy anije të "Mjekë pa kufij" do të fillojnë të patrullojnë në ujërat në veri të Libisë.

Organizata humanitare i ndërpreu operacionet e shpëtimit në Libi për shkak të numrit të vogël të tentimeve për kalim përmes detit gjatë periudhës së dimrit.

Organizata "Mjekë pa kufij" e realizoi misionin e parë për shpëtim në pjesën qendrore të Detit Mesdhe nga maji deri në dhjetor të vitit 2015, duke shpëtuar 23.000 persona.

Në dhjetor organizata filloi mision tjetër për shpëtim të migrantëve në det mes brigjeve të Turqisë dhe Greqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail