Kuba i ka ngrirë çmimet e disa prodhimeve për shkak të inflacionit

Havana, 4 maj 2016 (MIA) - Autoritetet kubaneze sollën kufizim të çmimeve të pemëve dhe perimeve në përpjekjet t'i zbusin kritikat e opinionit për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit.

Qeveria në Havana kumtoi se prodhimet bujqësore, të cilat shiten në tregje, që janë nën kontroll të shtetit kanë çmim të kufizuar, të arritshme për individin mesatar, i cili fiton pagë shtetërore prej rreth 25 dollarë në muaj.

"Çmimet e domateve, bananeve, patateve të ëmbla dhe 20 prodhime tjera do të kufizohen me qëllim që të luftojmë me inflacionin", citohet në kumtesën e Qeverisë kubaneze dhe shtohet se rritja e çmimeve  të ushqimit është pasojë e prodhimtarisë së ulët bujqësore vendore.

Për shembull domatja do të kushtojë tetë centë për gjysmë kilogramë në sezon, derisa sasia e njejtë do të shitet për 17 cent jashtë sezonit, që është disa herë më pak në krahasim me çmimin aktual në shumicën e tregjeve botërore.

Kuba duhet të importojë 80 për qind të ushqimit, sepse sektori bujqësor vendor është shumë i vogël që ta kënaqë kërkesën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail