Kanada: Gjendje e jashtëzakonshme në Alberta, zjarri ende nuk është shuar

Otava, 5 maj 2016 (MIA) - Zjarr i madh, për të cilin u evakuuan 88.000 njerëz nga qyteti kanadez Fort Mekmari, ende nuk është shuar, ndërsa persona zyrtar nga provinca Alberta shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar, ndërsa kompetentët njoftuan se janë shkatërruar mbi 160 objekte.

Kryeministrja e Albertas, Rakel Nolti deklaroi se 105 pacientë nga spitali lokal janë transferuar në institucione tjera mjekësore. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Danile Lariv tha se provinca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme sepse zjarri edhe mëtej në mënyrë aktive po përhapet në zonat e banuara.

Zjarri po përhapet për shkak të erës së fuqishme dhe e shuajnë rreth 2.000 zjarrfikës me nëntë aeroplanë zjarrfikësish dhe dhjetëra helikopterë. Vlerësimet janë se është përfshirë një zonë prej rreth 7.500 hektarë dhe pritjet janë se situata mund të përkeqësohet për shkak të erës së fuqishme dhe temperaturave të larta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail