Një aeroplan azerbejxhanas u rrëzua në Afganistanin jugor

Kabul, 19 maj 2016 (MIA) - Një aeroplan transportues azerbejxhanas u rrëzua mbrëmë në provincën jugore afgane, Helmand, me ç'rast humbën jetën shtatë prej gjithsej nëntë pasagjerëve, kumtuan sot autoritetet e aviacionit të Azerbejxhanit.

Siç lajmëroi DPA, aeroplani është rrëzuar mbrëmë në orën 18:30 minuta sipas kohës lokale, derisa ka fluturuar nga aeroporti Duier në Helmand, ku është stacionuar kontingjenti i forcave ushtarake amerikane dhe afgane.

Mediat e Azerbejxhanit lajmëruan se në aeroplan ishin pesë azerbejxhanas, tre ukrainas dhe një uzbekistanas.

Nuk ka informata për gjendjen e të mbijetuarve, as për shkakun e fatkeqësisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail