Rrëmbehet një futbollist meksikan i cili luan në Greqi

Sijudad Meksiko, 30 maj 2016 (MIA) - Futbollisti meksikan Alen Pulido (26) është rrëmbyer në shtetin federal Tamaulipas, kumtojnë autoritetet meksikane të sigurisë.

Pulido është rrëmbyer pranë shtëpisë së tij në Siudad Viktoria, pasi është larguar nga një aheng në të cilin ka marrë pjesë me të dashurën e tij.

Gazetat meksikane shkruajnë se automjeti në të cilin kanë qenë Pulido dhe e dashura e tij është ndaluar nga gjashtë kamionë të cilët ia kanë penguar rrugën.

Futbollisti është marrë me forcë nga automjeti prej gjashtë burrave të maskuar, ndërsa e dashura e tij është lënë në automjet e palënduar në një vendparkim.

Pulido luan për klubin futbollistik "Olimpiakos" nga Pirea, ndërsa disa herë deri tani ka luajtur edhe për reprezentacionin e Meksikës.

Shteti federal Tamaulipas shquhet si një prej shteteve më të fuqishme në Meksikë, ku qeveria federale në Siudad Meksiko ka dërguar forca shtesë të sigurisë për luftë kundër pjesëtarëve të narko mafies.

Dhjetëra persona janë vrarë në dy javët e kaluara, në këtë shtet federal, i cili është vendosur pranë kufirit amerikan.

Meksika shquhet si shtet me numrin më të madh të personave të rrëmbyer në botë.

Autoritetet pohojnë se vitin e kaluar me forcë janë marrë mijëra persona, por ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky numër është shumë më i lartë dhe është madje dhjetë herë më shumë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail