KB: Pas një ngecje shumëvjeçare është rritur numri i personave të varur nga droga

Vjenë, 23 qershor 2016 (MIA) - Për herë të parë në gjashtë vitet e fundit është rritur numri i të varurve nga droga, për shkak të kthimit të heroinës në disa shtete perëndimore, thuhet në raportin vjetor të shërbmit të Kombeve te Bashkuara për narkotikë dhe krim, me seli në Vjenë.

Në raport theksohet se sot më shumë se 29 milionë njerëz kanë pasur problem me drogën në kahasim me 27 milionë para një viti.

Në dekadën e fundit është rritur përdorimi i heroinës në vendet nga Amerika Veriore, ndërsa ai narkotik me siguri kthehet edhe në disa tregje evropiane.

Prodhimi global i opiumit vitin e kaluar ka vërejtur rënie prej 38 përqindëve, respektivisht deri në 4.770 tonë, sepse rekolta e afionit ka qenë e dobët në disa pjesë të Afganistanit, eksportuesi kryesor i opiumeve në botë.

"Është pak e sigurt se rënia e prodhimtarisë së opiumit në vitin 2015 do të sjellë deri në deficit të madh në tregun global për heroinë", sepse vitet e kaluara kanë qenë "të frytshme", thuhet në raportin e KB-së.

Në raport thekoshet edhe se narkolaboratoret e kanë përshpejtuar prodhimin e substancave të reja sintetike, të cilat zakonisht shiten në treg si "opiume legale".

Autoritetet në bitë kanë zbuluar substanca vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2015 - 66.

Ka edhe indikacione se prodhimtaria globale kokainës është rritur në dy vitet e fundit. Edhe pse përdorimi i kokainës në suaza botërore është stabil në disa vitete fudnit, është vërejtur rritje e tregtisë ilegale me këtë narkotik në Azinë lindore dhe juglindore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail