SHI për tre javë ka rrëmbyer 900 civilë kurdë në pjesën veriore të Sirisë

Bejrut, 24 qershor 2016 (MIA) - Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) ka rrëmbyer 900 kurdë në provincën siriane Alepo në tre javët e fundit gjatë përleshjeve të ashpra për kontroll ndaj bastionit të SHI-së, kumtoi Qendra siriane për monitorimin e të drejtave të njeriut.

Sipas organizatës, selia e së cilës gjendet në Londër, 900 civilë ishin rrëmbyer në afërsi të qytetit Al Bab, i cili është nën kontroll të SHI-së.

Zëdhënësi i forcave demokratike siriane kurde, të përkrahur nga SHBA-ja, Sherfan Darvish deklaroi se mbi 900 njerëz janë rrëmbyer si përgjigje e ofensivës ndaj Manbixhit, bastion i SHI-së.

Darvish theksoi se "kur SHI-ja mposhtet, atëherë ajo përgjigjet dhe kthen ndaj popullatës civile".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail