Izraeli dhe Turqia arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve

Ankara, 27 qershor 2016 (MIA) - Izraeli dhe Turqia dje nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve pas ndërprerjes gjashtëvjeçare. Pritet kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot t'i kumtojë detajet e marrëveshjes.

Marrëdhëniet midis aleatëve dikur të afërt Turqia dhe Izraeli u përkeqësuan në mënyrë drastike në vitin 2010, pasi njësitet speciale të Izraelit vranë 10 aktivistë turq nga anija "Mavi Marmara", e cila u përpoq të depërtojë mbi bllokadën izraelite në Rripin e Gazës dhe të dorëzojë ndihmë humanitare për palestinezët.

Turqia insistonte që Izraeli të kërkojë falje, ta paguajë dëmin dhe ta tërheq bllokadën nga Gaza. Izraeli, nga ana tjetër, e kërkoi kufizimin e veprimtarisë së Hamasit në Turqi.

Sipas përfaqësuesit të delegacionit izraelit, konkretisht të dyja palët janë dakorduar që t'u paguhen 20 milionë dollarë të lënduarve dhe familjarëve të të vdekurve nga anija. Lidhur me lehtësimin e embargos së Gazës, në plan është Turqia të ndërtojë elektrocentral dhe stacion për pastrimin e ujit, me qëllim që të sigurohet ujë i pastër për pirje për personat nga Gaza. Derisa kushti i tretë i Ankarasë, ndërsa ai është kërkimi zyrtar i faljes nga Izraeli, paraprakisht është plotësuar nga kryeministri Netanjahu.

Në negociatat në Romë morën pjesë zëvendësministri turk i Punëve të Jashtme, Feridun Sinirlioglu dhe i dërguari special i kryeministrit izraelit, Jozef Cihanover.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail