Unicef: Rritet në mënyrë drastike pabarazia mes fëmijëve

Nju-Jork, 28 qershor 2016 (MIA) - Numri i fëmijëve të cilët nuk shkojnë në shkollë vazhdimisht po rritet. Martesat fëmijërore nuk po zvogëlohen me dekada dhe miliona fëmijë do të vdesin nga sëmundje, nëse nuk zhvillohet luftë me varfërinë globale, thuhet në raportin vjetor të Unicefit.

Te fëmijët e varfër besueshmëria se do ta humbin jetën para se të mbushin pesë vjet është dy herë më e lartë sesa te fëmijët në familjet e pasura, shtohet në raportin e publikuar sot.

Nëse nuk ndërmerren aksione, 69 milionë fëmijë do të vdesin para se të mbushin pesë vjet deri në vitin 2030, pjesa më e madhe në Afrikë, në jug të Saharas. Nëntë prej 10 fëmijëve në atë rajon do të jetojnë në varfëri të skajshme, që do të thotë me më pak se 1,9 dollarë amerikanë në ditë.

Vajzat e varfëra dy herë më shpesh martohen në moshën fëmijërore se vajzat në familjet e pasura.

Në raportin "Gjendja me fëmijët në botë" dërgohen thirrje që të rriten përpjekjet për arsimimin e fëmijëve. Rreth 124 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkolla fillore, dhe numri i tyre është rritur për rreth dy milionë nga viti 2011.

Fëmijët e lindur nga nëna të arsimuara kanë tre herë besueshmëri më të vogël të vdesin, sesa fëmijët e nënave të paarsimuara, thuhet në raport. rreth 250 milionë fëmijë jetojnë në zona të konfliktit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail