Një i vrarë gjatë këmbim zjarrit para drejtorisë policore në Almati (PLT)

 Astanë, 18 korrik 2016 (MIA) - Dy policë janë vrarë, ndërsa disa kolegë të tyre janë plagosur sot në mëngjes kur sulmues të armatosur kanë hapur zjarr para ndërtesës së Drejtorisë së Policisë në qendër të qytetit të Kazakistanit, Almati, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kazakistanit.

Policët i janë përgjigjur sulmit, pas çfarë sulmuesit e armatosur kanë ikur. Menjëherë pas sulmit policia ka bllokuar zonën rreth Drejtorisë së Policisë dhe selisë së Komitetit për Siguri Kombëtare dhe ka filluar aksioni  antiterrorist.

Sipas burimeve të policisë, gjatë aksionit është arrestuar njëri nga sulmuesit.

Paraprakisht, një përfaqësues i Ministrisë deklaroi se këmbimi i zjarrit ka filluar para zonës së Drejtorisë së Policisë në rajonin e Almanit, pas çfarë një burrë i armatosur ka vazhduar të lëvizë nëpër rrugët e qytetit dhe të gjuajë. Sipas mediave ruse, burri me siguri është pjesëtar i "mësimit fetar jo tradicional".

Dëshmitarët okularë për ngjarjen për mediat perëndimore deklaruan se kanë parë një burrë me pushkë automatike si ikë nga rajoni i Drejtorës së Policisë. Të tjerë ndërkaq  në rrjetet sociale kanë publikuar një burrë të veshur në të zeza i cili ka hapur zjarr ndaj një grupi të policëve të cilët kanë tentuar ta pengojnë automobilin që ai e drejtonte. Pas të shtënave burri gjoja ka ikur në drejtim të panjohur.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail