Shfrytëzimi i fëmijëve si vetëvrasës me bombë nuk është prioritet vetëm i SHI-së

Londër, 22 gusht 2016 (MIA) - Vetëvrasësi me bombë, i cili në dasmën kurde në Turqi vrau mbi 50 njerëz është pjesëtarë i SHI-së në moshën 12 vjeçare. Grupi ekstremist edhe në raste tjera ka shfrytëzuar fëmijë si armë vdekjeprurëse, por kjo nuk është vetëm praktikë e tyre.

Shteti Islamik
Më 25 mars të vitit 2016 në një stadium në jug të Bagdadit një djalë i moshës 16 vjeçare ka aktivizuar mjete shpërthyese që i ka bartur me vete gjatë një turniri futbolli për fëmijë. Janë vrarë 29 njerëz dhe janë lënduar 60 të tjerë, kryesisht fëmijë. Sipas të dhënave të Unicefit, mijëra fëmijë janë rrëmbyer deri tani në Irak, ku vajzat shiten si skllevëre të seksit, ndërsa djemtë janë të detyruar të bëhen ushtarë apo vetëvrasës me bombë.

Boko Haram
Sipas Unicefit, një nga pesë sulmet vetëvrasëse të grupit terrorist afrikan në Nigeri, Kamerun dhe Çad është vepër e ndonjë fëmije. Nga Hjuman rajts uoç pohojnë se nga viti 2009 deri më tani, Boko Haram ka rekrutuar qindra, ndërsa është e mundur edhe mijëra minoren dhe ka shfrytëzuar dhjetëra kryesisht vajza si vetëvrasëse me bombë.

Al Kaeda 
Para se të likuidohet në vitin 2009, lideri i Al Kaedës në Irak, Abu Musab al Zarkavi ka shfrytëzuar adoleshente si vetëvrasës me bombë në luftën me forcat amerikane në Irak.

Grupet radikale palestineze
Hamasi, Xhihadi Islamik dhe grupe tjera militante organizojnë kampe verore me qëllim që fëmijëve t'u ligjërohen bindje antiizraelite. Ata nuk dërgojnë fëmijë në misione vetëvrasëse edhe pse para Intifadës së dytë kishte disa sulme vetëvrasëse të kryera nga persona të rinj rreth moshës 16-të vjeçare. Në disa muajt e fundit adoleshentët palestinezë kryejnë sulme me thika ndaj izraelitëve. Më i riu prej tyre ka qenë 11 vjeç. Vlerësohet se kryerësit veprojnë vet dhe nuk janë anëtarë të organizatave.

Jemen 
Në Jemen, një nga shtetet në botë me popullsi më të armatosur civile, djemtë nga mosha e re i mësojnë si të përdorin me armë. Në konfliktin aktual të brendshëm mes forcave qeveritare dhe kryengritëse kanë në radhët e tyre persona adoleshentë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail