Së paku 300 viktima nga vërshimet në Indi

Nju Delhi, 23 gusht 2016 (MIA) - Së paku 300 veta kanë humbur jetën në vërshimet e shkaktuara nga reshjet e bujshme në Indinë Lindore dhe Qendrore, transmeton BTA.

Për shkak të stihisë dhe dhe vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga ajo qindra mijëra banorë janë evakuuar. Janë vërshuar fshatëra, janë shkatërruar rrugë, është ndërprerë energjia elektrike dhe linjat telefonike,

Reshjet monsune goditën gjithsej gjashtë milionë njerëz në shtetet indiane Bihar, Utar Pradesh, Mahdija Pradesh, Raxhastan dhe Utarakhand.

Niveli i ujërave në lumenjtë Gang dhe Jamuna arriti në nivel kritik për shkak të reshjeve të bujshme. Banorët e qytetit të shenjtë Varanasi, në bregn e lumit Gang, ishin të detyruar të bëjnë ritualin e kremimit të kufomave të familjarëve të vdekur në ballkone dhe në çatitë e shtëpive, në vend që ta bëjnë këtë ritual në lumë, ashtu siç e bëjnë zakonisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail