Tërmeti i fortë në Korenë Jugore shkaktoi frikë për sigurinë bërthamore të vendit

Seul, 13 shtator 2016 (MIA) - Dy tërmete, që mbrëmë e goditën Korenë Jugore, prej të cilëve njëri ishte më i fuqishëm në historinë e deritanishme të vendit, shkaktuan frikë për sigurinë e reaktorëve bërthamorë, të vendosur në pjesën juglindore të vendit. 

Agjencia koreane metereologjike njoftoi se dy tërmetet me intesitet prej 5,1 dhe 5,8 ballësh sipas Rihterit ishin me epiqendër në afërsi të qytetit Konxhu. Ato u ndjenë edhe në kryeqytetin Seul. 

"Dyzet persona  u lënduan, por nuk ka të dhëna për dëme materiale serioze", deklaroi përfaqësues i Ministrisë për siguri publike. 

Edhe përkundër kësaj "Koreja hajdro end nuklear pauer" i mbylli katër reaktorët në centralin bërthamor "Volson" si masë për kujdes. 

Reaktorët koreanojugorë bërthamorë është parashikuar që t'i mbijetojnë tërmeteve me intensitet prej 6,5 ose shtatë ballësh sipas të dhënave të Komisionit të sigurisë bërthamore në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail