Mualem: Armëpushimi në Siri ende mund të zbatohet

Bejrut, 26 shtator 2016 (MIA) - Ministri sirian i Punëve të Jashtme Valid al Mualem sot deklaroi se marrëveshja e arritur midis Rusisë dhe SHBA-së për ndërprerjen e zjarrit ende është e zbatueshme, duke theksuar se autoritetet në Damask janë të gatshëm të marrin pjesë në qeverisjen e bashkim kombëtar.

Ai në një intervistë televizive e akuzoi SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën se dje kanë kërkuar takim të Këshillit të Sigurimit të KB-së, me qëllim t'i mbështesin terroristët në Siri.

Megjithatë, sipas tij, bisedimet e mëtutjeshme midis sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri dhe shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov tregojnë se armëpushimi i dakorduar para dy javëve ende nuk ka përjetuar mossukses të plotë.

Para një jave, armata siriane kumtoi se armëpushimi nuk është ndërprerë.

Mualem përkujtoi se Qeveria siriane ka propozuar udhërrëfyes për ndërprerjen e luftës në vend.

Sipas tij, regjimi në Damask do ta mbështesë mbajtjen e referendumit për kushtetutë të re, të përcjellë me zgjedhje parlamentare dhe formim të qeverisë së bashkimit kombëtar.

Ministri siriane i hodhi poshtë si të pabaza akuzat e sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun se Qeveria siriane shfrytëzon lloje të ndaluara të armëve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail