Departamenti amerikan: Situata në Alepo e shtyn opozitën në krahët e terroristëve

Uashington, 27 shtator 2016 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit kumtoi se situata në qytetin sirian Alepo e shtyn opozitën "e moderuar" në duart e grupit terrorist "Xhabhat al nusra", transmetoi TASS.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan, Mark Toner, deklaroi se "realiteti në Alepo - me ripërtëritjen e sulmeve ajrore, veprimet luftarake, ofensivën e forcave qeveritare - e shtyn opozitën e moderuar në krahët e 'Xhabhat al Nusra'".

"Kjo vetëm e ushqen ekstremizmin", deklaroi Toner.

Sipas tij, opozita tenton të "mbrohet".

Toner deklaroi se SHBA-ja i vazhdon negociatat me grupet e opozitës së "moderuar" dhe përfaqësuesve të tyre ua sqarojnë detajet e Marrëveshjeve të Gjenevës.

Ai vërejti se SHBA-ja "edhe më tej zhvillon negociata me Rusinë për kthimin e besimit në procesin e armëpushimit në Siri".

Sipas tij, përderisa Moska jep "propozime serioze", Uashingtoni "do t'i dëgjojë dhe shqyrtojë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail