"Armata për çlirimin kombëtar" e Kolumbisë e gatshme për negociata paqësore me Qeverinë

Bogotë, 29 shtator 2016 (MIA) - Grupi kryengritës i dyti për nga madhësia në Kolumbi, "Armata për çlirimin kombëtar" (AÇK), dje kumtoi se është i gatshëm të fillojë negociata zyrtare paqësore me Qeverinë, lajmëruan agjencionet botërore.

Grupi majtist kumtesën e lëshoi dy ditë pasi Qeveria e djathtë qendrore e Kolumbisë dhe grupi më i madh kryengritës në vend - "Forcat e armatosura revolucionare të Kolumbisë" (FARK) e nënshkruan marrëveshjen paqësore.

"Armata për çlirimin kombëtar" që muajin mars kumtoi se do të fillojë me negociata paqësore, rikujtojnë agjencionet. Por, fillimi i tyre u ngadalësua për shkak të rrëmbimeve të vazhdueshme dhe sulmeve në infrastrukturë.

Presidenti Huan Manuel Santos të martën i bëri thirrje AÇK-së, në rradhët e së cilës ka rreth 2.000 kryengritës, që t'i lirojë pengjet dhe të fillojë me negociatat zyrtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail