Në Jerusalem filloi ceremonia mortore për Shimon Peres

Jerusalem, 30 shtator 2016 (MIA) - Në Jerusalem filloi ceremonia mortore pë ish-presidentin Shimon Peres, lajmëroi CNN.

Ushtarë nga roja e nderit e nxorën arkivolin nga ndërtesa e Parlamentit dhe e ndiqnin familjen e pikëlluar drejt automjeteve. Garda e recitoi "Kadish"-in, lutje hebraike për të vdekurit.

Arkivoli u transportua drejt varrezave nacionale në kodrën Hercel, ku Peres do të varroset afër liderëve të tjerë dhe personaliteteve të shquara izraelite.

Familja e Peres kumtoi se në ceremoninë mortore pitet të marrin pjesë 3.000 persona.

Në varrimin e Peresit arritën presidenti amerikan, Barak Obama, lideri palestinez Mahmud Abaz, presidentët e Francës dhe Gjermanisë, Fransoa Oland dhe Joakim Gauk, si dhe shumë burrështetas të tjerë nga bota. Gjithashtu po merr pjesë kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo, presidenti i Meksikës, Enrike Penja Nieto, princi Çarlls, ish-kryeministri britanik, Toni Bler dhe mbreti spanjoll Felipe VI. Në varrim ishte parlajmëruar edhe prania e liderëve të Australisë, Çekisë, Gjermanisë, Itlaisë, Polonisë dhe Suedisë, si dhe presidentët e Bullgarisë, Serbisë dhe Kroacisë, Rosen Plevneliev, Tomisllav Nikoliq dhe Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme kumtoi se 20 presidentë dhe 15 shefa të diplomacive paralajmëruan se do të arrijnë në ceremoninë mortore të Peresit, i cili në vitin 1994 e mori Çmimin Nobel për paqe, së bashku me liderin e vdekur palestinez, Jaser Arafat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail