Varroset Shimon Peres

Jerusalem, 30 shtator 2016 (MIA) - Ish-presidenti i Izraelit dhe fitues i Çmimit Nobël për Paqe Shimon Peres u varros sot në Jerusalem, pas ceremonisë emotive ku morën pjesë lider dhe funksionarë nga e tërë bota, mes të ciëve edhe kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev.

Peres u varros në varrezat kombëtare, ku janë të varrosur edhe shumica e paraardhësve të tij.

Peres vdiq të mërkurën në mëngjes nga komplikimet nga goditja në tru në moshën 93 vjeçare.

"Tregoi se drejtësia dhe shpresa janë zemra e idealeve cioniste" deklaroi presidenti amerikan Barak Omaba në varrim.

"Peres u siguroi mjete hebrenjve që ta mbrojnë lirin e vet dhe vendosi themele për forcat e armatosura që i fituan ushtarët izraelit", tha Obama duke mbajtur në kokë kapelën hebreje jarmulku.

Përveç Obamës, në varrim mori pjesë edhe lideri palestinez Mahmud Abas, presidenti i Francës dhe i Gjermanis, Fransoa Oland dhe Joakim Gauk, si dhe shumë burrshtetas të tjerë. Gjithashtu mori pjesë edhe kryeministri i Kanadasë Xhastin Trudo, presidenti i Meksikës Enrike Penja Nieto, princi Çarls, ish-kryeministri i Britanisë Toni Bler, mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë. Në varrim ishte paralajmëruar edhe prania e liderëve të Australisë, Çekisë, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe Suedisë si dhe presidentët e Bullgarisë, Serbisë dhe Kroacisë Rosen Plevneliev, Tomosllav Nikoliq dhe Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme kumtoi se 20 presidentë dhe 15 shefa të diplomacive kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në ceremonin e varrimit të Peres, i cili në vitin 1994 fitoi Çmimin Nobël për Paqe, së bashku me liderin e ndjerë palestinez Jaser Arafat.

Në varrim, siç vlerësoi CNN është pjesërisht ceremoni varrimi dhe pjesërisht konferencë paqësore, ku në vendin e njëjtë u gjend kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abas, diçka që nuk ka mundur asnjë mediator ta bëjë viteve të fundit. 

Në Izrael janë vendosur masa të përforcuara të sigurisë, me ç'rast tetë mijë policë janë mobilizuar në operacion për të cilën shefi i policisë në Jerusalem tha se është pa presedan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail