SHBA: Profesori Norpot e parashikon fitoren e Trampit

Uashington, 27 tetor 2016 (MIA) - Profesori amerikan Helmut Norpot, krijuesi i modelit me zbatimin e të cilit, përveç në një rast, me sukses ka mundur ta parashikojë fituesin e të gjitha zgjedhjeve presidenciale në SHBA në 100 vitet e kaluara, pohon se në nëntor do të fitojë Donald Tramp.

Ky politikolog nga Universiteti "Stoni Bruk" në Nju-Jork, ka zhvilluar një model për parashikim dhe kur e ka zbatuar në mënyrë retroaktive, është konstatuar se i ka treguar të gjithë fituesit e zgjedhjeve nga viti 1912. ka gabuar vetëm njëherë edhe atë në vitin 2000, kur ka thënë se do të fitojë Al Gor, shkruan gazeta londineze "Indipendet".

Megjithatë, Gor, atëherë fitoi shumë vota, por pas numërimit kontestues të votave në Florida, president u bë Xhorxh Bush më i riu.

Norpot në një deklaratë për "Nju-Jork post" theksoi se Tramp ishte më i fuqishëm në zgjedhjet në kuadër të Partisë Republikane dhe se do të fitojë.

"Me modelin që në shkurt ishte paraparë se Tramp do të fitojë dhe prej atëherë asgjë më nuk ka ndryshuar. Çka do që të ndodhë në botën e vërtetë, nuk ndikon në modelin", theksoi Norpot.

Modeli, megjithatë, nuk e mori parasysh peizazhin politik i cili vazhdimisht po ndryshon, as si ndodhi individuale që ndikojnë në garën zgjedhore, si as fakti se dy partitë më të fuqishme në SHBA gjithnjë e më shumë e prezantojnë vendin në tërësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail