Kina dhe Arabia Saudite i kryen stërvitjet e para të përbashkëta antiterroriste

Pekin, 27 tetor 2016 (MIA) - Forcat speciale të Kinës dhe Arabisë Saudite i zbatuan stërvitjet e para të përbashkëta antiterroriste.

Në manovrat afër qytetit jugperëndimor kinez Çuncin prej 10 tetorit, në kohëzgjatje prej dy javëve, morën pjesë nga 25 persona prej të dyja palëve.

Veprimet janë përqendruar në stërvitjet luftarake dhe taktikat për luftë kundër terrorizimit.

"Kjo stërvitje e përbashkët antiterroriste ka për qëllim ta rrisë aftësinë e të dy ushtrive për luftë me terrorizmin dhe kërcënime jokonvencionale për siguri", shkruan gazeta e ushtrisë kineze.

Manovrat drejtpërdrejtë janë edhe tentim Kina t'i përforcojë lidhjet për siguri me vendet nga Lindja e Afërt dhe fqinjët e saj myslimanë.

Pekini që kohë më parë është i shqetësuar, se jostabiliteti në Afganistan do të përhapet drejtë rajonit autonom kinez Sinczian-ujgur, ku jetojnë ujgurë myslimanë.

Në gusht Kina krijoi aleancë antiterroriste me Pakistanin, Afganistanin dhe Taxhikistanin, ndërsa prej datës 20 deri më 24 tetor do të merr pjesë në stërvitjet e përbashkëta antiterroriste me Taxhikistanin afër kufijve taxhakistanez-afgan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail