Të paktën tre viktima në një sulm me kamion në Jerusalem Jerusalem, 8 janar 2017 (MIA) - Të paktën tre persona e humbën jetën, ndërsa më shumë se dhjetë janë lënduar pasi një kamion u përplas në këmbësorë në Qytetin e vjetër në Jerusalem. Kamioni u përplas te një grup ushtarësh, të cilët sapo kanë zbritur nga autobusi. Ky është akt terrorist, deklaroi zëdhënësja e policisë. Radioja izraelite njoftoi se shoferi i kamionit është qëlluar.
|