Putin e akuzoi administratën e Obamës për minimin e legjitimitetit të Trampit

Moskë, 17 janar 2017 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin e akuzoi administratën e Barak Obamës se mundohet ta minojë legjitimitetin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp.
"Çka ka tani në SHBA? Shihet luftë e brendshme politike që zgjat, pavarësisht asaj që zgjedhjet për president përfunduan me fitoren e Trampit", deklaroi Putin në konferencë për shtyp me presidentin e Moldavisë. Igor Dodon në Moskë.
"Në atë luftë janë parashtruar disa detyra dhe e para është të minohet legjitimiteti i presidentit të sapozgjedhur amerikan", theksoi ai.
Putin i hodhi poshtë informatat e mediave amerikane se shërbimet e fshehta ruse e kanë spiunuar Trampin dhe kanë gjetur dëshmi që ta shantazhojnë.
"Ata që përhapën pohime të tilla të rreme për Trampin janë më të këqinj se prostitutat", deklaroi Putin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail