Irani nuk dëshiron që SHBA-ja të marrë pjesë në negociatat për Sirinë në Astana

Teheran, 18 janar 2017 (MIA) - Irani i cili është mbështetës kryesor i autoriteteve siriane është kundër pjesëmarrjes së SHBA-së në negociatat paqësore për Sirinë në Astana, që do të fillojnë të hënën.
"Pajtohemi kundër pjesëmarrjes së SHBA-së në negociatat dhe nuk i kemi ftuar", deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif, vendi i së cilit së bashku me Rusinë dhe Turqinë i dakordoi këto negociata.
"Në këtë fazë duhet ta ruajmë kornizën trilaterale, çdo zgjerim jashtë saj mund të çojë drejt mossuksesit të negociatave. Politika jonë është tani për tani të mos thërrasim vende të tjera", deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram Gasemi.
Ai deklaroi se fillimisht duhet të arrihen rezultatet në Astana dhe më pas në bazë të këtyre hapave të parë të mendohet për ftesë ndaj shteteve të tjera për pjesëmarrje në negociata.
Qëndrimi iranian është shprehur në momentin kur Rusia deklaroi se është e drejtë që Administrata e re amerikane e Donald Tramp të ftohet në negociatat në Astana. Ankaraja disa herë përmendi se SHBA-ja është ftuar në negociata.
Qeveria siriane dhe opozita përbënë delegacione për negociatat në Astana, njofton DPA.
Qeveria do të dërgojë delegacion prej dhjetë personave, të kryesuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në KB, Bashar al Xhafari. Në delegacion do të ketë diplomatë, politikanë, persona ushtarak dhe përfaqësues të forcave të sigurisë.
Delegacioni i opozitës do të përbëhet prej tetë personave të grupeve kryengritëse dhe prej nëntë këshilltarëve politik, juridik dhe teknik. Ai do të kryesohet nga Mohamed Alush, njëri prej liderëve të grupacionit "Armata e islamit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail