Në Kapitoll Hill ka aleatë të Trampit dhe demonstrantë

Uashington, 20 janar 2017 (MIA) - Ithtarët e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp mblidhen sot në Kapitoll Hill në Uashington ku do të marrin pjesë në inaugurimin e tij, derisa dhjetëra deputetë demokratë e bojkotuan ceremoninë. Demonstrantët mundohen ta bllokojnë qasjen deri te lokacioni ku Tramp do ta japë betimin.
Përkrahësit e Trampit të cilët kanë ardhur nga të gjitha anët e SHBA-së, filluan të formojnë radhë te pikat kontrolluese të sigurisë që herët në mëngjes sipas kohës lokale, ndërsa një pjesë e tyre mbajnë kapela të kuqe me mbishkrimin "Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe", që ishte edhe sllogani i fushatës së Trampit.
Megjithatë, më herët edhe demonstrantët mes të cilëve kishte edhe persona që dëshironin të ndalin njerëz të cilët vijnë në inaugurim dhe të kalojnë përmes pikave të sigurisë. Një pjesë e demonstrantëve mbajnë xhaketa portokalli me kaçule të zezë.
Elenor Goldfild njëri nga organizatorët e protestave, thotë se demonstrantët duan të tregojnë se nuk do të heshtin gjatë kohës së mandatit të Trampit, ndërsa ithtarët e Trampit i quajti "keq të informuar".
Tramp e filloi ditën e inaugurimit me tuit në të cilin porosit: "Gjithçka fillon sot. Shihemi në betimin në orën 11:00. Lëvizja vazhdon - puna fillon", shkruajti Tramp në Tuiter.
Tramp së bashku me bashkëshorten e tij Melania do ta fillojë ditën me vizitë në kishën Shën Jovan. që gjendet përballë Shtëpisë së Bardhë. Pastaj në Shtëpinë e Bardhë do të mbajë mbledhje me presidentin e deritanishëm Barak Obamën para se të nisen së bashku drejt Kapitollit në ceremoninë e betimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail