Tramp e ka rregulluar Kabinetin oval në ngjyrë ari

Uashington, 21 janar 2017 (MIA) - Presidenti i ri amerikan Donald Tramp në ditën e parë të funksionit e shfrytëzoi që ta rregullojë Kabinetin oval në ngjyrë ari, edhe pse në këtë hapësirë kaloi vetëm disa minuta.
Tramp gjeti kohë si presidenti i 45-të i SHBA-së që të vendosë vulë të tij në dhomën më të rëndësishme në botë, shkruan gazeta britanike "Miror".
Fotografitë nga Zyra ovale tregojnë se Tramp tanimë ka sjellë disa ndryshime në dekorim nga paraprijësi i tij Barak Obama.
Ai i ka hequr perdet e kuqe nëpër dritare dhe ka vendosur perde në ngjyrë ari, ndërsa e ka ndryshuar edhe tepikun.
Tepikun e punuar me dorë Martin Luter King të Obamës e ka ndërruar me tepik ari të Ronald Reganit.
Shefi i ri i shtetit e ka kthyer edhe bustin e Uinston Çerçillit, të cilën paraprakisht Obama e dërgoi në rezidencën e tij private.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail