KB e shpejtë me ndërtim e strehimeve për refugjatët nga Mosuli

Mosul, 19 shkurt 2017 (MIA) - KB-ja kumtoi sot se në momentin kur forcat irakiane kanë ngritur ofensivë kundër xhihadistëve nga SHI-ja në Mosul, ata shpejtojnë me ndërtimin e sa më shumë strehimoreve para valës së pritur të shpërnguljeve.
"Luftojmë kundër kohës që të mundemi të përgatisim vende në jug të Mosulit në të cilat do të pranoheshin familje të shpërngulura", deklaroi Lisa Grande, koordinatore për ndihmë humanitare e KB-së në Irak.
Kryeministri irakian, Hajder al Abadi ka bërë të ditur sot se kanë filluar operacionet ushtarake për të rimarrë Mosulin perëndimor nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik. "Ne njoftojmë fillimin e një faze të re të operacionit, ne po vijmë...për të çliruar pjesën perëndimore të Mosulit", ka thënë Abadi në një paraqitje televizive të bërë më 19 shkurt.
"Forcat tona po fillojnë me çlirimin e qytetarëve nga terrori i DAESH-it, (Shtetit Islamik)", ka thënë më tej Abadi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail