Kamerat e sigurisë e regjistruan sulmin ndaj gjysmëvëllaut të liderit verikorean

Kuala Lumpur, 20 shkurt 2017 (MIA) - Kamera të sigurisë e regjistruan sulmin në aeroportin në Kuala Lumpur ndaj gjysmëvëllaut të liderit koreanoverior Kim Xhong-un. Xhirimi është publikuar nga televizioni japonez Fuxhi TV.
Në video xhirim, nga dy kënde të ndryshme, shihet një grua e cila qëndron prapa një burri dhe ia kap fytyrën me të dy duart, e më pas largohet. Një grua tjetër, gjithashtu, pas sulmit shpejt largohet në drejtim tjetër, edhe pse nuk dihet nëse edhe ajo ka marrë pjesë në të.
Më pas shihet se si një burrë korpulent, tullac, i moshës së mesme, pengohet në të ecur dhe fshin fytyrën pas sulmit, ndërsa më vonë në xhirim vërehet se si kërkon ndihmë, e tregon fytyrën dhe në fund është dërguar në pikën mjekësore.
Policia dje në konferencë për shtyp kumtoi se i sulmuari iu është ankuar doganierëve në aeroport se dy gra ia kanë prekur fytyrën me një leckë të lyer me ndonjë lëng.
Vrasja e Kim Xhong-un shkaktoi keqkuptime diplomatike ndërmjet Malejzisë dhe Koresë së Veriut, e cila insiston të mos kryhet autopsi dhe t'i dorëzohet trupi. Ministria malejziane e Shëndetësisë, ndërkaq, kumtoi se autopsia është procedurë normale dhe rezultatet nga ajo do të jenë të gatshme sipas të gjitha gjasave deri më 22 shkurt.
Policia theksoi se katër koreanoveriore të dyshuar u larguan nga Malejzia në ditën e sulmit, por nuk kumtoi më shumë hollësi. Sipas mediumeve, ata janë kthyer në Phenian përmes Xhakartës, Dubait dhe Vlladivostokut.
Autoritetet koreanojugore konsiderojnë se "vrasja e Kim Xhon-nam është akt terrorist, me të cilin demonstrohet ashpërsia e regjimit në Korenë e Veriut".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail