Në Gjenevë raund i ri negociatash paqësore për Sirinë

Gjenevë, 23 shkurt 2017 (MIA) - Në Gjenevë sot filloi raundi i ri i negociatave paqësore për Sirinë nën patronatin e Kombeve të Bashkuara, dhjetë muaj pas mossuksesit të tentimit paraprak për përforcim të gjakderdhjes në vend, që është goditur nga lufta.
I dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura e filloi takimin e parë sot në mëngjes me delegacionin e Qeverisë siriane, të kryesuar nga Bashar Xhafari.
Pritet që ai të takohet edhe me Nasr Hariri, anëtar i lartë i grupacionit më të madh opozitar Koalicioni nacional sirian.
Xhafari arriti në selinë e KB-së në Zvicër me një ekip të vogël, në vend se me tërë delegacionin, lajmëroi DPA.
Përfaqësues të opozitës arrijnë në Gjenevë prej dje dhe disa që mbrëmë vonë mbajtën takime, duke u përgatitur për negociata.
Ato janë negociatat e para paqësore pas mossuksesit të procesit diplomatik në prill të vitit të kaluar dhe rritjes së dhunës.
De Mistura dëshiron që me të dyja palët të bisedojë për krijimin e qeverisë kalimtare me pjesëmarrje të të gjtiha grupeve, për miratimin e kushtetutës së re dhe për mbajtjen e zgjedhjeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail