Militantët islamik ia hoqën kokën një pengu gjerman në Filipine

Berlin, 27 shkurt 2017 (MIA) - Qeveria gjermane sot kumtoi se nuk ka konfirmim zyrtar për besueshmërinë e videos në të cilën shihet trupi pa kokë i shtetasit gjerman Jirgen Kantner, i cili disa muaj ishe peng i grupit islamik Abu Sajaf në Filipine.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, në video, që është publikuar dje, pohohet se Kantner është "vrarë me thikë", sepse Qeveria gjermane nuk e ka paguar shpërblesën e kërkuar.
"Nëse besueshmëria e videos konfirmohet, kuptohet, se kjo është një nga gjërat më të mterrshme që mund të paramendohen", deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të jashtme, Zigmar Gabriel, i cili tha se pret konfirmim zyrtar nga ekspertët për autenticitetin e videos.
Paraprakisht, disa herë, përfaqësues të Abu Sajaf kërkonin rreth 500 mijë euro për lirimin e Kantnerit 70-vjeçar. Në videon paraprake u paraqit edhe kantner, i cili personalisht kërkoi të paguhet shpërblesa për lirimin e tij.
Gjermani mbahej peng prej nëntorit të vitit të kaluar, pasi që jahti me të cilin lundronte, ishte sulmuar në jug të Filipineve. Gjatë sulmit jetën e humbi shoqëruesja e tij Sabine Merc.
Që të dy në vitin 2008 ishin mbajtur peng në Somali, prej nga ishin liruar me shpërblesë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail