Me dekretin e ri të Trampit për emigrimin Iraku do të hiqet nga "lista e zezë"

Uashington, 1 mars 2017 (MIA) - Me dekretin e ri të presidentit amerikan, Donald Tramp për emigrimin, Iraku do të hiqet nga "lista e zezë" e vendeve, shtetasit e të cilave do t'u urdhërohet ndalesë e përkohshme për hyrje në SHBA, lajmëruan mediumet amerikane, duke iu referuar përfaqësuesve të autoriteteve.
Ata mbështeten në variantin e fundit të aktit normativ, që pritet të nënshkruhet nga ana e Trampit gjatë ditëve në vijim.
Presidenti amerikan vendosi ta heqë Irakun nga "lista e zezë" nën presion të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit, të cilët shohin në atë vend partnerin kyç në luftën kundër grupit terrorist Shteti islamik.
Me dekretin e parë të Trampit, veprimi i të cilit ishte ndaluar nga gjykata federale, banorëve të Irakut dhe të gjashtë vendeve të tjera me popullatë kryesisht myslimane u ishte urdhëruar ndalesë për hyrje në SHBA në periudhë prej tre muajve.
Gjashtë vendet e tjera janë Irani, Siria, Jemeni, Libia, Sudani dhe Somalia, që edhe më tutje mbeten në "listën e zezë".
Dekreti i ri përmban edhe ndryshime të tjera. Për shembull, ai nuk urdhëron ndalesë për hyrje të refugjatëve sirianë në SHBA në periudhë të pacaktuar.
Dekreti parasheh moratorium të plotë 120-ditor të pranimit të refugjatëve në SHBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail