Bilanci i viktimave në vërshimet në Peru arrin në 75 persona

Lima, 20 mars 2017 (MIA) - Të paktën 75 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 363 janë lënduar në vërshimet e mëdha, të cilat e kanë goditur Perunë në 20 vitet e fundit.
Në vërshimet, të cilat kanë ndodhur si pasojë e reshjeve intensive dhe derdhjes së lumenjve, më shumë se 70 mijë persona kanë mbetur pa kulm mbi kok[, kumtuan mediat e Perusë.
Reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me stuhi e kanë përfshirë bregdetin verior të Perusë, me derdhje të mëdha të lumenjve dhe krijim të rrëshqitjes së dheut, ndërsa numri i madh i fshatrave kanë mbetur të izoluar, sepse rrugët janë të vërshuara, ndërsa urat të rrëzuara për shkak të derdhjes së lumenjve.
Reshjet e mëdha janë pasojë e fenomenit El Ninjo, i cili shkaktoi ngrohje jonormale të ujërave të Paqësorit, deklaroi një nga shkencëtarët e Bordit peruan për studim të këtij fenomeni dhe paralajmëroi se ai do të mund të zgjasë edhe muajin e ardhshëm.
Reshjet janë dhjetë herë më të mëdha se zakonisht, ndërsa disa pjesë të vendit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail