NASA: Zbulohen kushte për jetë në dy hëna në Sistemin diellorUashington, 14 prill 2017 (MIA) - Administrata amerikane nacionale aeronautike dhe e kozmosit (NASA) kumtoi se ka zbuluar dëshmi për ekzistimin e kushteve për jetë në dy hëna në Sistemin diellor. Bëhet fjalë për hënën e Saturnit, Encelad dhe për satelitin natyror të Jupiterit, Evropa. Siç kumtoi NASA, teleskopi i saj "Habël" në Evropë ka regjistruar "burime të gejzerëve", për të cilët supozohet se janë formuar prej energjisë kimike me të cilën mund të krijohet jetë. Në të njëjtën kohë, siç kumtoi revista "Sajns", sonda e kozmosit të NASA, "Kasini" ka zbuluar dëshmi për aktivitetin hidrotermal të hënës Encelad të Saturnit, që çon drejt konstatimit se në të ka kushte për jetë. Sonda në tetor të vitit 2015 ka marrë ekzemplarë prej Encelad, për të cilat tani është vërtetuar se përmbajnë elemente të ujit dhe akullit, që tregon se nën sipërfaqen e ngrirë të satelitit ekziston oqean. Me këtë zbulim Encelad është vendi i vetëm në Sistemin diellor përveç Tokës, në të cilën shkencëtarët kanë gjetur dëshmi të drejtpërdrejta për kushte për jetë. "Këto njohuri çojnë drejt konstatimit fundamental për mundësinë për jetë në Encelad", deklaroi gjeokimisti Xhefri Sivold nga Instituti oqeanografik "Vuds Hol" të Masaçusetsit.
|