Tramp miratoi që Pentagoni ta ndërrojë shifrën e kontingjenteve në Siri dhe Irak

Uashington, 27 prill 2017 (MIA) - Shtëpia e Bardhë i ka dhënë Pentagonit mundësi që në mënyrë më elastike ta përcaktojë shifrën e kontingjenteve ushtarake amerikane në Irak dhe Siri, transmeton TASS.
Me këtë vend, ministrit të Mbrojtjes Xhejms Matis, i jepen autorizime që të dërgojë forca më të mëdha në Siri si mbështetje ndaj milicive lokale, të cilët përpiqen ta ndërmarrin Rakën - bastion i Shtetit Islamik. Me të, megjithatë, ministri i Mbrojtjes do të mundet edhe në Irak të dërgojë më shumë ushtarë, sepse në këtë vend edhe më tej vazhdojnë luftimet për shtypjen e SHI-së nga Mosuli dhe për stabilizim të situatës.
Momentalisht, sipas të dhënave zyrtare, SHBA-ja në Irak ka 5,262 ushtarë, ndërsa në Siri 503.
Gjatë muajve të fundit Pentagoni gradualisht e ka rritur kontingjentin e tij në dy vendet, duke dërguar qindra marinsa në Siri dhe konsulentë ndaj Irakut. Kjo është bërë me miratim të Shtëpisë së Bardhë, por pa u ndryshuar zyrtarisht kufizimet mbi numrin e ushtarëve, të konfirmuar nga administrata e Obamës.
Vendimi i Trampit është hapi i fundit ndaj zgjerimit të autorizimeve të ushtarëve, vërejnë mediat amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail