Zgjedhje presidenciale në Iran

Teheran, 19 maj 2017 (MIA) - Në Iran sot mbahen zgjedhje presidenciale, në të cilat votuesit duhet të përcaktohen ndërmjet katër kandidatëve, të cilët janë të ndarë në të matur dhe ultrakonservativ.
Favorit në zgjedhje është presidenti aktual, hasan Rohani (68), i cili insiston të fitojë mandat të dytë.
Ai konsiderohet lider i matur fetar, maturia dhe aftësia e të cilit për të arritur marrëveshje erdhi në shprehje në vitin 2015, kur Irani nën udhëheqjen e tij arriti ta zgjidhë kontestin e rrezikshëm me komunitetin ndërkombëtar, rreth programit kontravers bërthamor irnaian.
Në negociatat e gjata me gjashtëshen ndërkombëtare (SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Franca plurs Gjermania) u arrit marrëveshje, sipas së cilës Irani pranoi reduktim maksimal të programit të vet bërthamor dhe kontroll ndërkombëtar në fabrikat, ndërsa si shpërblim fitoi heqje të sanksioneve ndërkombëtare të cilat e ppërshpejtuan zhvillimin ekonomik të vendit.
Kundërshtar kryesor i Rohanit është konservativi Ebrahim Raisi (56). Ai është ish-prokuror dhe konsiderohet si i afërt i Liderit suprem iranian, ajatollahut Ali Hamnei.
Krahas tyre, votuesit sot mund të përcaktohen edhe për reformistin Mustafa Hashemitiba dhe për ultrakonservatorin Mustafa Mirsalim. Mbi 54 milionë irnaianë kanë të drejtë vote.
Vendvotimet, gjithsejt 63.500, hapen në orën tetë të mëngjesit sipas kohës lokale (ora katër sipas kohës së mesme evropiane) ndërsa do të mbyllen në orën 18.
Rezultatet e para të zgjedhjeve priten të shtunën.
Nëse njëri prej kandidatëve sot fiton mbi 50 për qind të votave, do të mbahet raund i dytë i votimit, javën e ardhshme.
Deri më tani nuk ka ndodhur që presidenti aktual të mos fitojë edhe mandat të dyttë, pasi që në vitin 1985, kjo, për herë të parë pati sukses për presidentin e atëhershëm Ali Hamnei.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail